Ndërron jetë në spital 12-vjeçarja e aksidentuar në Sarandë

Kronika June 26, 2016 - 22:42

Shënohet viktima e parë e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë të Sarandës.

Një vajzë 12-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Gjirokastrës pasi nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve. Vajza udhëtonte bashkë me familjen e saj me mbiemrin Lleshi në një autoveturë me targa greke kur u përplasën në kthesë me një autobus që pasagjerë kishte disa studentë nga Tirana.

Nga makina e vogël u plagosën të gjithë pasagjerët, 6 anëtarë të një familje, burrë e grua me 4 fëmijët si dhe shoferi, ndërsa nga autobusi nuk pati asnjë të lënduar. 

Të plagosurit e tjerë ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mësohet gjithashtu se një nga fëmijët e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

LEXO EDHE: 7 të lënduar mes tyre 4 fëmijë në aksidentin në Sarandë (FOTO)

Studentët ishin për ekskursion në Sarandë dhe ktheheshin për në kryeqytet. Ende nuk janë përcaktuar nga policia shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.