7 të lënduar mes tyre 4 fëmijë në aksidentin në Sarandë (FOTO)

Kronika June 26, 2016 - 18:27

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i autobusit me një makinë në Qafën e Muzinës në Sarandë.

Në autobusin me targë AA655KU udhëtonin studentë nga Tirana, kurse automjeti tjetër i përfshirë në aksident është me targa greke KIB366 dhe udhëtonte drejt Greqisë.

Mësohet se 7 të plagosurit udhëtonin në makinën me targa grekë, 4 prej të cilëve janë fëmijë.

LEXO EDHE: Dy të vdekur në një aksident trafiku në Gjakovë

Ata janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, studentët nga Tirana që udhëtonin me autobus kanë pësuar lëndime të vogla.

Në aksin ku ndodhi aksidenti ka rifilluar qarkullimi i automjeteve pa probleme, ndërsa policia po punon për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

Image
Image