Policia tregon për rastet e sulmit ndaj dy vajzave kosovare

Kronika February 09, 2016 - 15:02

Në raportin e Policisë së Kosovës të datës 8 shkurt është raportuar për dy raste të dhunës në familje, respektivisht rrahjes së dy vajzave në dy komuna të Kosovës.

E para është në qytetin e Suharekës, ku rreth orës 16:30 është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton "Zeri.info"

Ndërsa në Fushë Kosovë është arrestuar një person, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri/