Për 24 orë në Prishtinë, Policia konfiskon 15 patentë shoferë për shkelje në trafik
Foto: Laura Hasani

Për 24 orë në Prishtinë, Policia konfiskon 15 patentë shoferë për shkelje në trafik

Kronika April 18, 2024 - 17:29

Policia e Kosovës po vazhdon të zhvillojë aksione me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik.

Për këtë arsye gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 511 fletëparaqitje, janë konfiskuar 5 automjete dhe janë konfiskuar gjithsej 15 patentë shoferë, raporton Zeri.info.

Ndërsa, përmes planit operativ që filloi të zbatohej nga 25 marsi 2024 e që për qëllim kishte taksit ilegal, Policia ka njoftuar se janë shqituar 364 gjoba.

Si kundërvajtje më të shpeshta janë shqiptuar

- 88 gjoba për auto taksi pa leje pune,

- 26 gjoba për radio taksi pa leje pune,

- 7 gjoba per kombi bus ilegal,

-23 gjoba ndalje në vend të pa caktuar nga radio taxi dhe auto taxi,

- 4 gjoba per ndalje në vend të pacaktuar të autobusëve,

-8 gjoba per mosmbajtje të rendit të udhëtimit të linjave te autobusëve etj. /Zëri