Përfshihet nga zjarri një mal në Hajvali [video]

Përfshihet nga zjarri një mal në Hajvali [video]

Kronika April 09, 2024 - 08:53

Mbrëmë janë përfshirë nga zjarri malet në Hajvali.

Kështu ka bërë të ditur në një video në Facebook ish-anëtari i AKR-së, Rrahim Pacolli.

Ai ka shpërndarë edhe video nga vendi i ngjarjes. Aty shihen edhe zjarrfikësit tek tentojnë ta lokalizojnë zjarrin.

Pacolli është futur live pas orës 23:00.

Ende nuk dihen shkaktarët e këtij zjarri.