Plagosen dy persona me armë zjarri në Surkish të Podujevës

Kronika November 15, 2018 - 23:41
Lexo Detajet

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Surkish të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për zeri.info, Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 22:00 policia ka marrë information se në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin”, thuhet në përgjigjen e policisë për zeri.info./ZERI