Kronika

Publikohet videoja e vrasjes në ish-Bllok, ku ishte e përfshirë Elvana Gjata

Publikohet videoja e vrasjes në ish-Bllok, ku ishte e përfshirë Elvana Gjata
09 nëntor 2018 • 10 : 16

Lexo detajet!

Gazetari Flamur Vezaj ka zbuluar detaje të tjera për vrasjen në ish-Bllok disa javë më parë, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Së pari bëhet fjalë për dy persona që kanë qenë të pranishëm gjatë sherrit, por janë identifikuar nga policia.

Në videon e kamerave të sigurisë të transmetuar dy ditë më parë nga “Report Tv”, gazetari Vezaj thotë se Ervis Martinaj ndiqet nga një person i quajtur Andrea Caushaj. Ky i fundit përdor edhe emrin tjetër Renato Caushaj.

Bëhet fjalë pikërisht për momentin kur Ervis Martinaj hyn në lokal së bashku me miqtë e tij. Pak sekonda pas tyre, hyn edhe një person tjetër i quajtur Santiago, i cili ka qenë efektiv policie.

“Ervis Martinaj ndiqet nga Andrea alias Renato Caushaj (i pa identifikuar nga policia) e Eljon Hato dhe pas tyre pronari lokalit Redi Popesku! 40 sekonda pas tyre në lokal hyn ish-efektivi i Policisë me emrin Santiago i ndjekur nga Fabian Gaxha!”

Në postimin e tij, gazetari Flamur Vezaj thotë se Ervis Martinaj nuk kishte hyrë në lokal për të pirë kafe me të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Mata, por për ta sulmuar

“Ai jo vetëm që nuk duket se hyri për të pirë kafe me Ervin Matën por për ta sulmuar atë bashkë me “ushtarët” e tij! Që në momentin që hyjnë ata sulmojnë Ervin Matën dhe Marviol Bilon, duke i drejtuar edhe pistoletën e goditur me grushta! Ashtu siç thonë dëshmitaret, ne përleshje e sipër dhe pasi Fabian Gaxha ka shkrepur armen Marviol Bilo është kundërpërgjigjur me armë ( e R.Popescut që nuk dihet si ra në duart e komandos) duke i neutralizuar Martinajn e “ushtarët” e tij”.

© zëri.info