Policia jep detaje për vendosjen e bombës në oborrin e një shqiptari në veri

Kronika October 29, 2018 - 09:38
Lexo detajet

Dje në oborrin e një shqiptari në lagjen në Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, është vendosur një mjet i dyshuar, e i cili më pas me intervenimin e njësive EOD mjeti është larguar nga oborri i tij, njofton  policia e Kosovës, transmeton “zëri.info”.

Sipas policisë nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast dhe se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lagjja e Boshnjakëve, Mitrovicë 28.10.2018 – 02:47. Raportohet për një mjet të dyshuar të vendosur në një pemë në oborrin e ankuesit mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe njësia e EOD-së e cila e ka marrë me vete mjetin e dyshuar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar. /ZËRI