Haxhi Avdyli i bën ekzaminim mjekësor Çlirim Malokut, i cili u rrah brutalisht në Serbi

Kronika October 28, 2018 - 16:41
Deputeti Haxhi Avdyli tregon për gjendjen shëndetësore të tij

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli i cili njëherësh me profesion është edhe Neurokirurg, i ka bërë një ekzaminim mjekësor, Çlirim Malokut i cili u rrah brutalisht në Novi Sad të Serbisë, raporton “zëri.info”.

Sipas Avdylit gjendja e Çlirimit tani është në rregull dhe se nuk ka probleme serioze.

LEXO EDHE: Rikthehet në Kosovë shiptari që u rrah brutalisht në Novi Sad

Ky është postimi i plotë i tij:

Çlirim Maloku, djaloshi 19 vjeqar i rrahur nga nacionalistët Serb në Novisad ,sot kthehet në shtëpi, në lagjen Arbana në Prizren . Për hir të interesit të madh te juaj,si Neurokirurg ju informoj se Çlirimi ka kaluar një traumë të rëndë të kokës me frakturë të eshtrave të kafkës dhe veshit ,me gjakëderdhje epidurale,(mbi cipat e trurit) . Fati i tij i madh ishte intervenimi kirurgjik i shpejtë brenda 2 orëve pas goditjes që ai sot gëzon deridiku gjendje të mirë. Në egzaminimin neurologjik nuk verejta ndonjë dobësim paralizë të gjymtyrëve, perveq nje parezë të lehtë facialisit, leviz lirshëm, ka vetëdije të plotë dhe orientim në hapësirë e kohë. Tani për tani vazhdon që ti kulloj gjak veshi i djathtë ( otorragjia), marramendja , kokëdhembje, stres të shtuar dhe amnezion për ngjarjen. Familja e tij jeton me qira , dhe ka nevojë nevojë per ndihmën mjeksore e ndihma tjera të shtetit, si atyre të komunale e shtetërore . /ZËRI

Image