Kjo është vajza e zhdukur nga Kaçaniku

Kronika October 23, 2018 - 15:10

Një vajzë 34 vjeçare nga Begraca e KaçanikuT, ka disa ditë që nuk ka informacion për vendndodhjen e saj.

Familjarët e Gjelane Rrahmanit (1984) kanë apeluar gjithë personat që në rast se kanë ndonjë informacion të lajmërojnë organet e rendit ose në këtë numër të telefonit [044 767 046], transmeton Indeksonline.

Ndryshe, rasti në fjalë është bërë i ditur edhe nga Policia e Kosovës.

“Ankuesi ka informuar se motra e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Image