Alarmante, ferizajasi gjene mjet shpërthyes në mes të murit të shtëpisë

Kronika October 20, 2018 - 12:36
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka intervenuar për të hequr një mjet shpërthyes nga muri ku po punonte një qytetar nga Ferizaj.

Sipas PK-së, qytetari derisa po prishte murin ka hasur në një granatë dore, të cilën njesiti "EOD", nga FSK dhe KFOR-i e kanë shpërthyer në vendine  ngjarjës, përcjell "Zëri.Info".

"Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa po e prishte një mur, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla Policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i "EOD-ës" nga FSK-ja dhe KFOR-i, kanë identifikuar mjetin, bëhet fjalë për Granat dore, e cila është shpërthyer në vendin e ngjarjes ku ç'do gjë ka përfundua pa asnjë problem. Rasti iniciohet me raport-Proformë Policore", thuhet në raport./ZËRI