Shantazhohen dy femra me publikimin e fotografive intime

Kronika October 16, 2018 - 13:10
Lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj të dyshuar për shantazhim të dy femrave. Sipas policisë viktimave u janë kërkuar para ose në të kundërtën do u publikohen fotografi intime, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Njëra prej këtyre ngjarjeve ka ndodhur në Prishtinë ku viktimës i janë kërkuar 2500 euro.

“Prishtinë 14.10.2018 – NN. Ankuesja femër K-shqiptare ka raportuar se në vazhdimësi është shantazhuar nga i dyshuari mashkull K-shqiptar, i cili ka kërkuar 2500 € ose në të kundërtën do t’ia publikoj disa foto intime të ankueses. Me 15.10.2018 është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

LEXO EDHE: Një person lëndohet rëndë në vendin e punës

Në rastin tjetër i cili ka ndodhur në Prizren viktimës i janë kërkuar 500 euro.

“Prizren 14.10.2018 – 19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, të cilët kanë shantazhuar viktimën femër K-shqiptare se nëse nuk iu jep 500 € do t’i publikohet incizimi intim i saj. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport. /ZËRI