Një i vdekur dhe një i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Prishtinë

Kronika October 15, 2018 - 23:06
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Para pak çastesh ka ndodhur një shkëmbim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër është plagosur, bëjnë të ditur burime të KosovaPress’it.

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi disa persona që ishin një veturë e zezë që ishte në kërkim nga policia, ishte duke i shitur armë një grupi tjetër dhe sapo kanë vërejtur veturën e policisë kanë filluar të shtënë drejt veturës së policisë.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që lidh Prishtinën me Mitrovicën, në rrugën që shpie për në Fushë-Kosovë dhe ka vazhduar për një periudhë të gjatë, ku i vdekur ka mbetur njëri nga të dyshuarit dhe është plagosur një tjetër.

Lajmi akoma nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.