Kronika

Gjendet i vdekur shqiptari në Australi, dyshohet të jetë vrarë

Gjendet i vdekur shqiptari në Australi, dyshohet të jetë vrarë
14 tetor 2018 • 08 : 13

Detajet e rastit

Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në zonën e Para Vista në Australi.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari dyshohet të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës, sipas hetimeve të deritanishme të policisë. Në shtëpinë e tij u gjet një sasi droge dhe për këtë arsye hetuesit besojnë se ky është shkaku i vrasjes.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë me dije, por mediat sqarojnë se ai është i moshës 46-vjeçare. Policia beson se vrasësi vodhi një sasi droge nga makina e viktimës shqiptar, me të cilën u arratis nga skena e krimit. Më pas, automjetin e braktisi në një rrugë aty pranë. Ndërsa fqinjët thonë se kurrë nuk kishin dyshuar për ndonjë aktivitet ilegal të 46-vjeçarit shqiptar.

Kurse një tjetër fqinj u shpreh se perdet e dritareve ishin gjithmonë të mbyllura dhe asnjëherë nuk mund të shikoje brenda. Policia australiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë nëse kanë dijeni apo informacion për autorin e dyshuar

© zëri.info