Arrestohen të dyshuarit që sulmuan dy shqiptarë në Novi Sad

Kronika October 09, 2018 - 10:43
DETAJET

 Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq ka thënë se policia e Novi Sad-it ka zbardhur rastin e sulmit ndaj dy të rinjve shqiptarë të cilët ishin rrahur brutalisht në rrugën Futoshka dhe janë arrestuar katër persona në lidhje me këtë, transmeton zeri.info.

LEXO EDHE: Vëllai i Çlirimit tregon për gjendjen shëndetësore të tij

“Policia pas disa orë intensive të hetimeve ka identifikuar të gjithë sulmuesit të cilët kanë rrahur dy të rinj shqiptar dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. U gjetën dhe veshjet, të cilat të dyshuarit i kanë përdorur të dielën në mëngjes gjatë sulmit, e cila është e rëndësishme për vazhdimin e hetimit”, tha Stefanoviq./Zeri