I kërkon 13.000 euro një femre kjo i ndodh të dyshuarit

Kronika October 09, 2018 - 10:35
DETAJET

Një person është arrestuar pasi që duke e kërcënuar i ka kërkuar 13.000 euro një femre. Viktima rastin e ka paraqitur në vazhdimësi ku edhe ka pohuar se i dyshuari vazhdimisht i ka kërkuar para, njofton policia e Kosovës, transmeton “zëri.info”.

Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:  Rrahin zyrtarët policor, lirohen të dyshuarit

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 05.10.2018 - NN. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar në vazhdimësi e ka detyruar që t’i japë para ndërsa me datën 08.10.2018 duke e kërcënuar i dyshuari i ka kërkuar 13.000 euro. Njësiti i hetuesisë ka arritur që ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /ZËRI