Rrahin zyrtarët policor, lirohen të dyshuarit

Kronika October 09, 2018 - 10:31
Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës, transmeton “Zëri.info”.

Po ashtu policia ka bërë të ditur të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i  plotë i policisë:

Fushë Kosovë 08.10.2018 - 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Gjatë arrestimit një zyrtar policor pëson lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /ZËRI