Digjet fabrika e peletit në Kamenicë

Kronika September 30, 2018 - 11:51
Ky është dëmi i shkaktuar nga kjo djegie

Gjatë ditës së djeshme në Kamenicë është djegur fabrika e Peletit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrethanë të pa njohura nga zjarri është përfshirë fabrika në fjalë.

Me të marrë lajmin, zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit arrin deri në 600 mijë euro.

Rasti është ende nën hetime.