Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi te ‘Santea’ në Prishtinë

Kronika September 23, 2018 - 17:15
Lexoni më shumë detaje

Rreth orës 16:00, në bulevardi “Bill Clinton” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

LEXO EDHE: Aksident me fatalitet te ‘Santea’ në Prishtinë (FOTO)

Lajmin për “Zeri.info”, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë për “Zeri.info”, se nga ky aksident nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra 65-vjeçari V.M.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veture e tipit BMW, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori V.M. mashkull 65-vjeç i cili nuk ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti në vendngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka deklaruar Ahmeti për “Zeri.info”.

Ajo po ashtu ka konfirmuar se është arrestuar edhe ngasësi i veturës.

“Lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i veturës E.B 25-vjeç, ndërkohë që me rastin  po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti për “Zeri.info”.