Kronika

Përplasja mes banorëve dhe policisë për prishjen e ndërtesave në Jalë

Përplasja mes banorëve dhe policisë për prishjen e ndërtesave në Jalë
18 shtator 2018 • 14 : 52

Lexo tjera detaje

4 banorë të cilët kanë kundërshtuar prishjen e pronave të tyre nga IKMT në Jalë janë shoqëruar nga policia.

Bëhet me dije se mes të arrestuarve është edhe një fëmijë 14 vjeç, nga familja Bala.

Deputeti i PD-se, Agron Shehaj, poston videon e arrestimit te banoreve protestues.

“Vazhdon terrori i policisë kundër popullit të pambrojtur. Mbi 10 të arrestuar (përfshirë një 14 vjeçare?) në Jalë midis qytetarëve që protestojnë kundër prishjes së banesave në mënyrë arbitrare nga Qeveria”- shkruan Shehaj.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Por sipas IKMT, ky është një aksion i cili ishte paralajmëruar më parë dhe banorët janë njoftuar.

© zëri.info