Policia arreston nja 28-vjeçarin për grabitje të armatosur

Kronika September 18, 2018 - 10:38
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi i njëjti në një barnatore nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave, raporton “Zeri.info”.

Sipas Policisë pas arrestimit të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë e tipit “CZ”, dy karikatorë dhe 12 fishekë, transmeton “Zeri.info”.  

Njoftimi i Policisë:

Nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë  në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një  person,  për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, me datën 17..09.2018 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë,  ku viktimës (femër),  në një barnatore nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave.  

Puna e hetuesve policor, është finalizuar vetëm pak minuta pasi është raportuar rasti, e cila ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit  të dyshuar: S. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri: një Pistoletë e tipit CZ, dy  karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë.

Ndaj personit të dyshuar  Prokurori i shtetit  ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.