Burri sulmon fizikisht gruan

Kronika August 22, 2018 - 10:03
Lexo detajet

Një i dyshuar mashkull është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe i ka shkaktuar lëndime trupore njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë.

LEXO EDHE: Vëllai rrah vëllain në Gjilan

Njoftimi i plotë i policisë:

Pejë 20.08.2018 - 22:00. Viktima femër K-shqiptare raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull K-shqiptar ai e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendime të prokurorit dërgohet në mbajtje. /ZËRI