Shmanget tragjedia në Librazhd, shpëtohen 30 turistë

Kronika August 21, 2018 - 11:43
Lexo detajet

Mund të ishte një tragjedi por fatmirësisht situata e vështirë është shmangur duke bërë që të shpëtojnë 30 pasagjerë të një autobusi.

Në aksin rrugor Librazhd-Steblevë, një autobus me turistë që do të vizitonin pikën turistike të Fushëstuden, tek Shkalla e Lunikut janë aksidentuar. Për shkak të rrugës së dëmtuar, autobusi ka rrezikuar të bie në humnerë dhe për të shmangur këtë tragjedi, ka devijuar duke u përplasur me një shkëmb.

Kjo manovër ka bërë që të shpëtojnë 30 pasagjerët që ndodheshin në autobus të tmerruar. Disa prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta. /Express

Image 
Image