Reagon mbrojtësi i familjes Zeka: Nuk ka pasur nevojë që rasti të kthehet në rigjykim

Kronika August 17, 2018 - 16:29
Mësoni më shumë shumë detaje
Image

Kthimi në rigjykim i rastit të vrasjes së të miturit Aulon Zeka nga Gjykata e Apelit nuk është pritur aspak mirë nga mbrojtja e familjes Zeka. Avokati i familjes Zeka, Skender Musa e ka quajtur të panevojshëm kthimin në rigjykim të këtij rasti. Ai thotë se ende nuk e ka pranuar vendimin e Apelit, mirëpo shton se gjatë procesit gjyqësor në këtë rast nuk ka pasur asnjë shkelje.

“Ende nuk na e kanë dorëzuar vendimin e Gjykatës se Apelit. Kthimin e këtij rasti në rigjykim e shoh të panevojshëm, pasi sipas mendimit tonë nuk ka qenë e nevojshme të kthehet në rigjykim. Si mbrojtës i familjes së viktimës konsideroj se nuk ka pasur nevojë që rasti të kthehet në rigjykim, dhe konsideroj se nuk ka pasur asnjë lloj shkelje esenciale, apo të ligjit penal në këtë çështje. Gjykata e shkallës së parë ka vendosur drejt dhe i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore”, shprehet për Zëri” avokati Musa.

Si avokat nuk mund t’i paragjykoj ndikimet në Gjykatën e Apelit, mirëpo ajo cka mund ta konfirmoj provat kanë qenë shumë të fuqishme dhe janë të fuqishme dhe besoj fuqishëm që shkalla e parë prapë do ti vlerësoj vërejtjet e shkallës së Apelit, mirëpo prapë do të jetë në nivel të detyrës dhe do ta kryej punën ashtu sic kërkohet me ligj. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e Kosovës, ka njoftuar gjatë ditës së sotme se se duke vepruar sipas ankesave, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 16.04.2018, në rastin e të miturve G.H., R.G., dhe L.Ll. Sipas njoftimit të Apelit çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

“Kolegji prej tre gjyqtarësh i Gjykatës se Apelit, pasi vlerësoi pretendimet në ankesat e ushtruar por e dhe sipas detyrës zyrtare, gjeti se aktgjykimi i gjykatës se instancës më te ulet duhet të anulohet pasi që i njëjti përfshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara ne nenin 384 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin e Apelit.

I mituri G. H ishte dënuar më nëntë vjet e gjashtë muaj burgim nga shkalla e parë për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve“ nga neni 374 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e mitura R.G. ishte dënuar për veprën penale “Dhënie e ndihmës se kryesit, Asaj gjykata i kishte shqiptuar masën edukuese – dërgim në institucionin edukativo- korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve.

Kurse ndaj të miturit të tretë, L.Ll. Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes se shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj, për shkak të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve”.