Keqësohet gjendja e të dyshuarit që vrau gruan dhe vajzën e tij

Kronika August 08, 2018 - 13:37
Lexo lajmet më të fundit nga vendi. rajoni dhe bota

I Dyshuari për kryerjen e vrasjes së dyfishtë të ish-bashkëshortes së tij, Valerjana Marku dhe vajzës 9 vjeçare, Pjetër Ndrecaj është dërguar në spitalin e Gjakovës, raporton “Zeri.info”.

Shtrimi i tij në Spitalin Rajonal 'Isa Grezda' në Gjakovë ka ardhur pasi gjendja e tij psikike është keqësuar. Lajmin për “Zëri” e ka bërë të ditur prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Uka.

Prokurori Uka i ka thënë “Zëri” se nesër do të dërgohet në gjykatë edhe kërkesa për paraburgimin e të dyshuarit.

“Po është në spital nuk e ka gjendjen psikike shumë të mirë, me siguri pas rastit që ka ndodhur.  Është i shtrirë në spital. Kërkesën për paraburgim nesër do ta dërgojmë në gjykatë”, është shprehur ai.

LEXO EDHE: Keqësohet gjendja e të dyshuarit që vrau gruan dhe vajzën e tij

Keqësimi i  gjendjes së Pjetër Ndrecajt sipas prokurorit ka ardhur pas ngjarjes, ku  i njëjti ka qëlluar për vdekje  ish-gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçare.

“Nëse është në gjendje me ardh në gjykatë mirë, nëse jo do të shkojmë në spital e e kryejmë seancën.  Për momentin do ta dërgojmë në paraburgim dhe në kuadër të Qendrës së Paraburgimit është edhe spitali”, ka thënë Uka.

Ndryshe, mbrëmë në orët e vona të natës, i dyshuari Pjetër Ndrecaj kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, ish-gruas së tij Valbonë Marku të cilën e kishte qëlluar me armë zjarri të tipit kallashnikov. Sulmit me armë zjarri nuk i kishte shpëtuar as vajza e tyre 9 vjeçare. /ZERI