Policia jep detaje të reja për krimin e rëndë në Gjakovë

Kronika August 07, 2018 - 23:05
Lexo detajet

Pas vrasjes së dyfishtë në fshatin Brekoc të Gjakovës policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku ka sqaruar rrethanat e ndodhjes së këtij krimi ku mbetën të vdekur një grua së bashku me vajzën e saj, raporton “Zëri.info”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në një shtëpi private dhe se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy viktima femra të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri.  

Policia njofton se dorasi është bashkëfamiljar i viktimave dhe se ai është arrestuar.

LEXO EDHE: Mësohet motivi i krimit të rëndë në Gjakovë

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës, në rajonin e Gjakovës, sot në orët e mbrëmjes ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin për një rast vrasje të rëndë. Rasti dyshohej të ketë ndodhur në një shtëpi private në lagjen Brekoc të Gjakovës.

Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore duke ju përgjigjur vendit të ngjarjes me qëllim të hetimit, ekzaminimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Me të arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dy viktima femra (nënë e bijë-fëmijë), të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri.

Personi i dyshuar i cili tani është tani është në ndalim policor është bashkë familjar i viktimave.

Policia e Kosovës është angazhuar me të gjitha njësitë e saja relevante , me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të motivit të kryerjes së këtij rasti si dhe ndërmarrjen e masave shtesë në ofrim të sigurisë./ZERI