Prokuroria jep detajet e para për vrasjen e 54-vjeçarit në Fushë Kosovë

Kronika August 05, 2018 - 20:32
Lexoni më shumë detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me vrasjen e 54-vjeçarit, Behram Ibishit, mëngjesin e së dielës në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Zëvendës-kryeprokurori i Themelores, Ibrahim Berisha ka thënë për Indeksonline se viktima ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në vendin e punës.

Ai thotë se sipas informatave që ka pranuar nga prokurori kujdestar, afër vendit të ngjarjes nuk ka askund kamera.

“Kemi nisur hetimet, dyshohet se vrasja është kryer me motive grabtije”, ka thënë numri dy i Themelores.

Më tutje, ai ka shtuar se ende nuk është arritur që të identifikohet vrasësi.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe gëzhoja e armës, me të cilën dyshohet se është vrarë i ndjeri.

Ndryshe, Ibishi që nga paslufta ka punuar si roje në kompaninë private “Lesna”.  Ndërsa, familjarët e tij thonë se dyshimet i hedhin te disa persona që si plan e kishin të kryenin vjedhjen.

Kujtojmë, se 54-vjeçari  pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe 5 fëmijë, 4 vajza dhe një djalë.