Bëni kujdes, dy vajza kosovare e pësuan rëndë me rezervime për pushimet verore!
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës është raportuar në lidhje me një rast mashtrimi ku e pësuan dy femra, përcjell "Zëri.Info".
Sipas PK-së, i dyshuari mashkull pronar i një agjencie turistike ka mashtruar viktimat duke ju marrë të holla për rezervim të pushimeve verore.
Ky rast mbetet ende në hetime, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
"Rr. Pajazit Ahmeti, Gjilan 01.08.2018 - 14:00. Dy viktimat femra K-Shqiptare kanë raportuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pronar i një agjencie turistike, duke u marr të holla për rezervime të pushimeve turistike. Është kontrolluar kjo agjenci, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar pasi që i dyshuari kishte hequr shtëpizën e kompjuterit dhe dokumentacionet tjera. I dyshuari nuk ishte takuar pasi që i njëjti kishte ikur dhe ndodhet në arrati. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme", thuhet në njoftim./ZËRI