Mali i Zi arreston serbin e dyshuar për vrasjen e 46 civilëve shqiptar

Kronika July 25, 2018 - 11:47
Lexo detajet

Predrag Vukojeviç, i quajtur Magjo, ish-anëtar i grupit paramilitar "Çakallët", u arrestua në Mal të Zi me dyshimin se në vitin 1999 në fshatin Lubeniq në Kosovë mori pjesë në vrasjen e 46 civilëve shqiptarë, transmeton zeri.info

Sipas portalit "Ballkan Insight", Vukojeviç u arrestua pas katër viteve në arrati. Policia malazeze ka konfirmuar identitetin e të arrestuarit për të cilin ishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol.

Prokuroria serbe për krime të luftës tha se Vukojeviç kërkohet për krime të kryera në Lubeniq më 1 prill të vitit 1999, duke vrarë 46 civilë shqiptarë dhe plagosur 11 të tjerë. Më parë, në vitin 2014, Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër tre ish-prestarëve të APJ-së: Vladan Krstoviq, Lazar Pavloviq dhe Milan Ivanoviq, si dhe urdhër arrestin për Vukojeviç dhe Nenad Lekiç, për të cilin  besohet se fshihet në Suedi.

Trupat e 34 prej viktimave nga Lubeniqi u gjetën në një varr masiv në Batajnicë dhe katër viktima janë ende duke u ekzaminuar./Zeri