Policia jep detaje për aksidentin e Thaçit

Kronika July 23, 2018 - 16:32
Lexoni më shumë detaje

Eskorta e tipit “X5”, e presidentit Hashim Thaçi që u raportua të jetë aksidentuar gjatë ditës, në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur në mes tri veturave tjera.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në orën 14:55 në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht te Kroi i Mbretit kanë qenë të përfshira katër vetura. Nuk ka të lënduar. Nuk kam informata të kujt janë veturat, se nuk marrim informata për këtë vetëm e dimë se kanë qenë katër vetura të përfshira”, ka thënë Bajrami.

Ai ka shtuar se  nga ky aksident nuk ka pasur dëme materiale e as në njerëz. /ZËRI