Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Kronika July 22, 2018 - 15:08
Lexo detajet

Policia njofton se dje në Graqanicë nga një qytetar është raportuar për një trup të pajetë.

”Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe nga  ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete”, njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit, siç raportohet, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media