Aksident i rëndë trafiku, lëndohen pesë persona

Kronika July 19, 2018 - 12:05
Detajet

 Në fshatin Stanovc të Komunës së Vushtrrisë ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë e tij pesë persona kanë mbetur të lënduar njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi teksa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

LEXO EDHE: Gjenden disa eshtra mortore në Runik

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Stanovc, Vushtrri 18.07.2018-18:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, ku si pasojë përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të lënduarit pas pranimit të ndihmës mjekësore në spitalin e Vushtrrisë, janë liruar në shtëpi. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /ZERI