Të lënduarit e aksidentit në Ferizaj, jashtë rrezikut për jetë

Kronika July 15, 2018 - 12:32
Detajet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj përmes një komunikate për media bën të ditur se tre personat e lënduar në aksidentin në magjistralen Ferizaj-Gjilan janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton “Zëri.info”.

Në komunikatë jepen edhe detajet e aksidentit. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe si pasoj e lëndimeve të rënda një person ka mbetur i vdekur. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së një veture me targa të huaja.

LEXO EDHE: Aksident tragjik në Ferizaj, një i vdekur e tre të lënduar rëndë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës  04.25 minuta,  në  “Rr. Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan,   ka ndodhur  një aksident komunikacioni me fatalitet, në të cilin lëndime vdekje prurëse ka marr, D.F. (43 vjeç), nga Ferizaj, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë.

Hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor  nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po  qarkullonte  nga magjistralja

Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.).

Me këtë rast, lëndime trupore kanë marr edhe tre persona të tjerë. Të lënduarit  janë dërguar  në QKUK-Prishtinë dhe sipas mjekut kujdestar, janë jasht rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë  është dërguar  për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /ZËRI