Aksident tragjik në Ferizaj, një i vdekur e tre të lënduar rëndë

Kronika July 15, 2018 - 08:59
Detajet

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:20 minuta në Ferizaj konkretisht në rrugën Ferizaj-Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Nexhat Xhokrri.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti,  ka ndërruar jetë një person. Ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe kanë pësuar gjakderdhje të brendshme, shkruan Indeksonline.

Njësiti i Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Indeksonline” ka arritur të sigurojë edhe pamje të këtij aksidenti.

Më poshtë fotot:

Image

Image

Image

Image