Zhduket 49-vjeçarja nga Mitrovica, s`u pa qe 3 ditë- Familjarët apelojnë për ndihmë

Kronika July 15, 2018 - 09:32
Detajet

Një grua nga qyteti i Mitrovicës është zhdukur që disa ditë. 49 vjeçarja Zejnije Behrami nuk është parë që tri ditë nga të afërmit e saj të cilët kërkojnë ndihmën e kujtdo që ka informacione, për ta gjetur dhe për ta kthyer në shtëpi atë.

Behrami, e lindur më 20 shtator 1969, së fundi ka qenë në spitalin e sëmundjeve mendore në Bair, ndërsa rasti i zhdukjes së saj është lajmëruar edhe në Polici, raporton gazeta Metro.

Kushdo që mund të ketë informacione lidhur me rastin janë të thirrur të ndihmojnë në këtë numër telefoni: 049 65 33 61 përmes të cilit mund të kontaktohen familjarët e gruas.