Goditet me veturë një femër në Prishtinë, vozitës ikën nga vendi i ngjarjes

Kronika June 24, 2018 - 15:00
Lexo detajet

Policia e Kosovës (P), njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë një femër është goditur nga një veturë me targa të Shqipërisë, e ku më pas vozitësi i saj ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe se nuk raportohet për të arrestuar.

LEXO EDHE: Shkon në market me 100 euro false, ja çfarë i bën policia të dyshuarës

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë 23.06.2018 - 12:30.  Është raportuar se nga një veturë e tipit Seat Toledo ngjyrë e kaltër me targa të Shqipërisë, dyshohet se kishte goditë viktimën femër K/Shqiptare të cilës i kishte shkaktua lëndime të lehta trupore pas tretmanit mjekësor në QKUK është lirua në shtëpi. Vozitësi i veturës pas aksidentit ishte largu nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të arrestuar. /ZËRI