Tentojnë të vjedhin në market, policia i zë në flagrancë!

Kronika June 12, 2018 - 13:11

Ditën e djeshme në fshatin Bardhosh të Prishtinës në një market kanë tentuar të hyjnë disa persona ku për qëllim dyshohet të këne pasur vjedhjen e kasafortës, njofton “Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës(PK) katër të dyshuarit më të vërejtur policinë janë larguar nga vendi I ngjarjes në drejtim të panjohur.

Pk në vend të ngjarjes ka gjetur një pistoletë ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer xhamin e marketit dhe përmes tij kanë tentuar të vjedhin kasafortën. Katër të dyshuarit janë vërejtur nga njësiti policor dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ku njëri prej tyre në ikje e sipër u ka drejtuar armën zyrtarëve policor, me ç'rast njëri  nga zyrtarët ka shtënë me armë në drejtim të dyshuarve për të parandaluar rrezikun e pashmangshëm nga personi i dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 5 copë fishekë. Nuk raportohet për të lënduar,  ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./ZËRI