Në Gjakovë gjendet një mjet i pashpërthyer

Kronika June 07, 2018 - 13:48
Ja ku ka ndodhur ngjarja

 

Në raportin e Policisë së Kosovës (PK), bëhet e ditur se në fshatin Brovinë të Komunës së Gjakovës është gjendur një mjet i pashpërthyer, transmeton “Zëri.info”.

Policia po ashtu njofton se raportimi është bërë nga një person i cili ka hasur në këtë mjet ndërsa njësiti për deminim i FSK-së e ka asgjësuar mjetin në mënyrë të rregullt.

LEXO EDHE: E dëbon burri nga banesa bashkë me fëmijët, ja çfarë ka ndodhur të dyshuarin

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Brovinë, Gjakovë 06.06.2018 - 11:45. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar. /ZERI