Kjo është gjendja e të lënduarve nga shpërthimi në Fushë Kosovë

Kronika May 25, 2018 - 16:24
Lexo detajet

Zyrtari për informim në QKUK Shpend Fazliu ka thënë për “Zërin” se nga shpërthimi që ndodhi para pak orëve në Fushë Kosovë, një nga 4 personat e lënduar është në gjendje të rëndë, raporton “Zeri.info”.

“Në emergjencë ka ardhur vetëm një rast i rëndë me djegie të rendë. Është duke u bërë maksimumi nga stafi mjekësor por gjendja mbetet e rëndë për shkak të djegieve që ka”, ka thënë Fazliu.

Në anën tjetër kujtojmë se para disa orësh është raportuar për një shpërthim në depon  e derivateve në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë, dhe deri tash janë raportuar 4 persona të lënduar./ZERI