Shpërthimi në depo, policia paralajmëron evakuimin e banorëve përreth

Kronika May 25, 2018 - 15:41

Nga shpërthimi i depos së derivateve në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë deri tash janë raportuar 4 persona të lënduar. Ndërsa Policia e Kosovës bën të ditur se duke parë rrethanat e mundësisë së përhapjes së zjarrit në depon e derivateve në Miradi të Epërme, nuk përjashtohet edhe evakuimi i banorëve përreth.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për “Zëri” se evakuimi i personelit ka nisur, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që edhe një pjesë e banorëve përreth kësaj depoje të evakuohen pasi egziston rreziku i zjarrit.

“Duke pare rrethanat ne vendin e ngjarjes si dhe mundësinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar qe te shmangen pasojat eventuale”,ka thënë Borovci.

Po ashtu Borovci ka shtuar se informata ep arë për shpërthimin e këtij zjarri ishte marr nga policia në ora 14. /Zëri