30 ditë paraburgim për nipin që e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të konsumonte drogë dhe të bënte seks
Foto: Zëri / Ilustrim

30 ditë paraburgim për nipin që e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të konsumonte drogë dhe të bënte seks

Kronika May 09, 2024 - 18:07

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, për A.N i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

I njëjti më 5 maj, dyshohet se ka goditur me thikë prapa kokës dajën e tij i cili kishte refuzuar të konsumonte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.N, e kishte ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumoj substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënie seksuale dhe pasi viktima kishte refuzuar, i pandehuri e kishte sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse”, thuhet në vendimin e gjykatës.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.