Vdes edhe një punëtor, bie nga lartësia

Kronika May 24, 2018 - 09:05
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e rënies nga një objekt ku po kryheshin punime.

Këtë e ka konfirmuar pë "Zeri.info" Policia e Kosovës.

“Rreth orës 07:30 kemi marrë informacionin se në Fushë-Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Me të marrë informacionin policia bashkë me ekipin e mjekëve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka induar një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, ka shtuar Borovci.

Duhet shtuar se në Kosovë janë të shumta rastet kur persona të ndryshëm humbin jetën përderisa janë duke punuar në objekte të larta.