Pengojnë punën e policëve, ja si e pësojnë dy persona në Pejë

Kronika May 23, 2018 - 14:08
Detajet

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka arrestuar dy meshkuj shqiptar të cilët penguan zyrtarët policorë gjatë kryerjes së punës zyrtare, raporton “Zëri.Info”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit është përdorur edhe sprej OC, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kishin penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë është përdorur sprej OC. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./ZËRI