Gruaja e pilotit Sinan Vitia letër kryeministrit Zaev: M’i kthe eshtrat e burrit tim të rrëmbyer në Maqedoni

Kronika May 12, 2018 - 12:04
Detajet

Sevdije Vitia, bashkëshortja e pilotit të zhdukur shqiptar Sinan Vitia përmes një letre publike ka kërkuar mbështetje nga kryeministri Zoran Zaev dhe deputeti Muhamed Zekiri, për zbardhjen e rastit të zhdukjes së bashkëshortit të saj dhe gjetjen e eshtrave të tij, pasi që ai para 25 viteve gjegjësisht më 28.11. 1993 ishte rrëmbyer nga autoritetet policore në Aeroportin e Shkupit para syve të vëllait të tij dhe sot e kësaj dite nuk i dihet asnjë gjurmë, informon INA.

Ja letra e plotë:

I nderuari kryeministër Zoran Zaev,

I nderuari deputet i LSDM-së Muhamed Zekiri,

Kam përcjell nga afër punën Tuaj qeverisëse, dhe angazhimin për reforma. Keni zbuluar shumë raste të montuara ndaj njerëzve të pa fajshëm, për gjitha këto vlerësoj se ka qenë mbi të gjitha një guxim i madh tek Ju.

I nderuar kryeministër Zoran Zaev dhe deputet popullor Muhamed Zekiri,

Arsyeja që po Ju shkruaj është një brengë që më preokupon përplot 25 vite, që mu shuan shpresat për jetë, jo vetëm mua, por edhe dy fëmijëve të mi, të cilët akoma jetojnë me shpresë se një ditë do t’ju kthehet babai në krahët e tyre.

Kam parë se keni familje edhe Ju, paramendoni, sikur fëmijët Tuaj ta përjetoni këtë gjë, që çdo herë që bie zilja nga postieri, apo ndonjë fqinjë me vrap se mos vallë erdhi babai. Pra, fëmijët e mi edhe sot e kësaj dite jetojnë me atë shpresë!

Po fatkeqësish, babait i fëmijëve të mi, nuk i dihet se as varrin ku e ka dhe as si përfundoi ai nga policia e shtetit të Maqedonisë. Paramendoni, sa e tmerrshme zoti kryeministër, në shtetet demokratike njerëzit kur gjinden në rrezik gjejnë dhe kërkojnë mbështetje te policia, ndërsa policia në Maqedoni likuidojnë njerëz!

E pa kuptueshme…