Ish-kandidatja e AAK’së për asamble kryen vetëvrasje

Kronika April 15, 2018 - 14:58
Ja për kë bëhet fjalë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një grua ka bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit. E ndjera ka punuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.

E ndjera, Xhylie Hajdari, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj. Ajo kishte qenë edhe kandidate nga radhët e AAK’së për asamblistë për Gjilanin.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mund t'ju konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Hashani. ëi ka shtuar se policia është duke e hetuar rastin.

E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.

Nga spitali thonë se e ndjera ka qenë kryeinfermiere dhe se punën e ka kryer me devotshmëri

Image