Greqi, 3 shqiptarë të arrestuar për 155 kg kanabis

Kronika March 10, 2018 - 17:19

Një sasi prej 155 kg kanabis sativa u sekuestrua paraditen e së shtunës prej Departamentit të Antidrogës së Kosturit.

Sipas policisë, 3 shtetas shqiptarë – 34, 30 dhe 20 vjeç, – u kapën në flagrancë duke transportuar me dy autovetura sasinë e lëndës narkotike.

Ajo do të dërgohej në Athinë, ku dhe do të shpërndahej në sheshet e njohura për përdorimin e lëndëve narkotike të kryeqytetit helen.

Tre të arrestuarit u dërguan në gjykatë për masë sigurie, ku u vendos të liheshin në burg deri në përfundim të hetimeve.

Dy automjetet, 5 telefona celularë dhe lënda natkotike u sekuestruan. /Tch/