Policia jep detaje rreth plaçkitjes në Prishtinë

Kronika March 10, 2018 - 15:06

Në orët e pasditës së sotme ka ndodhur një grabitje në një filiale të pagesave elektronike në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, nga ky rast është lënduar person i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën Bill Clinton ka ndodhur një grabitje, në një filiale të pagesave elektronike. Viktima e rastit ka marrë lendime trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekesor. Vlera e parave të grabitura ka mbetur të konfirmohet”, tha ajo për Gazeta Blic.

Tutje, ajo ka shtuar se policia ka dale ne vendin e ngjarjes, ka ndermarrre te gjitha veprimet e nevojshme dhe ka nisur nje hetim lidhur me rastin.

Image