Sot mbahet fjala përfundimtare për rastin e vrasjes së Aulon Zekës
Kronika
March 09, 2018 - 09:12
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot pritet të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së të miturit Aulon Zeka.
Në seancë parashihet të dëgjohet një dëshmitar, i cili ishte paraparë të dëgjohej edhe seancën e kaluar por nuk ishte paraqitur në Gjykatë.
Në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës po gjykohen dy persona të mitur.
Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë.
Ndërsa, më 15 dhjetor 2017 para Pallatit të Drejtësisë u protestua dhe u kërkua drejtësi për të.