Arrestohen 7 hajna, vidhnin nëpër shtëpi private

Kronika February 09, 2018 - 16:02

Policia e Kosovës ka arrestuar 7 hajna në komunën e Skenderajt, të cilët dyshohen për vepër penale vjedhje e rëndë, e raportuar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij vitin, raporton "Zëri.info". 

Operacioni i Policisë së Kosovës është realizuar në dy raste, në rastin e pare janë arrestuar 4 persona, ndërsa në rastin e dytë edhe 3 persona të tjerë.

Ata, në bashkëpunim kanë kryer vjedhje nëpër shtëpi private, kryesisht stoli ari, por edhe gjësedne të tjera.

"Në rastin e pare, 'vjedhje e rëndë' janë arrestuar katër të dyshuar, të cilët dyshohet se në bashkëveprim në një shtëpi private kanë kryer vepër penale 'vjedhje e rëndë, raporton tutje "Zëri". 

Po ashtu edhe në rastin tjetër të raportuar 'vjedhje' janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar, ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar, gjësende të ndryshme të vjedhura, përfshirë, llaptopë, televizorë, zmadhues zëri.

Pas procedurave intervistuese, shtatë të dyshuarit janë liruar për procedurë te rregullt.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar kallëzime penale për veprat penale 'vjedhje e rëndë' dhe ' vjedhje', thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar edhe për arrestimin e një personi në Mikushnicë të Skenderajt, me urdhër të Gjykatës. Sipas Policisë, personi i arrestuar në Mikushnicë është dëerguar menjëherë në Burgun e Dubravës për ta mbajtur denimin që i ishte shqiptuar, por që ishte përpjekur t'i ikë burgut. /Zëri/