26 aksidente për 24 orë

Kronika February 06, 2018 - 09:51

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë evidentuar 26 aksidente komunikacioni, raporton zëri.info.

Sipas policisë 19 aksidente komunikacioni kanë qenë pa lëndime trupore, deri sa 7 të tjera janë më lëndime trupore.

LEXO EDHE: Arrestohen 28 persona

Po ashtu, për personat që kanë bërë shkelje në komunikacion gjatë 24 orëve të fundit policia e Kosovës i ka shqiptuar 1167 tiketa për kundërvajtje, raporton zëri.info /Zëri